Opozita kritikon Ligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes
Partitë në opozitë kanë drejtuar kritika ndaj Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe të Partisë Socialdemokrate, kanë deklaruar se ky ligj në fillim është paraqitur si zëvendësim i EULEX-it në Kosovë, ndërsa sipas tyre në seancën e sotme ka ardhur në Kuvend si diçka tjetër.
Partitë opozitare janë shprehur të gatshëm ta përkrahin këtë Ligj, por që një gjë e tillë të ndodhë vetëm me bashkëpunim.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj miratimin e këtij projektligji e ka cilësuar si vendim të rëndësishëm në raportet Kosovë-BE.
Ai ka thënë se Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme do të duhej të kalonte në mënyre të përshpejtuar.
Shumica e deputetëve kanë propozuar që ky ligj të kalojë sot në lexim të parë.