Opozita kundërshton rekomandimin për shkarkimin e bordit të RTK-së

08 korrik 2021 | 11:43

Partitë opozitare e kanë kundërshtuar rekomandimin e komisionit parlamentar për shkarkimin e bordit të RTK-së.

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se në këtë mënyrë LV-ja po dëshiron ta plas shtetin. “Nuk e mbroj mungesën e punës të asnjë bordi, por kjo nuk është kapje e shtetit, është plasje e shtetit, me një vendim shkarkoni të gjithë bordet e Kosovës” ka thënë Hamza.

Deputeti LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se një verim i tillë është kundër fjalës së lirë. “Personalisht distancon nga kjo ndërhyrje nuk do të jemi pjesë e kësaj goditje ndaj fjalës së lirë e demokracisë. Ju që keni vendos ta kapni edhe këtë institucion dërgoni një komisar politik për propagandë. Ndaloni dënimet kolektive dhe të respektoni institucionet e pavarur”, ka thënë Veliu.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se RTK-ja nuk duhet të trajtohet në këtë formë.  “Sot kemi vendos në rendin e ditës një pikë e cila rekomandon shkarkimin e bordit të RTK-së. Që në rrethana normale as ishte dashur të trajtohet në këtë formë e mbi të gjitha në aspektin e trajtimit të institucioneve publike si është RTK, duhet të trajtohet në mënyrë krejt tjetër. Është më se e vërtet që raporti që ka ardhur nga RTK-ja nuk ka qenë raport i mirë”, ka deklaruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, ka pozuar së fundmi…