Opozita kundërshton shkarkimin e anëtarëve të KPMShCK-së

24 qershor 2021 | 14:58

Kryetarja e Komisionit për Administratë Publike për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) nuk e kanë ushtruar funksionin në mënyrë të paanshme, prandaj sipas saj ata duhet të shkarkohen.

“Nuk e kanë ushtruar funksionin në mënyrë të paanshme”, ka thënë ajo.

Kundër shkarkimit ka qenë deputeti Mërgim Lushtaku nga PDK-ja. Ai ka thënë se iniciativa për shkarkim e anëtarëve të KPMShC-së është duke u bërë për motive politike dhe pa bazë ligjore.

“Është duke u ushtruar një qasje e pashembull deri më tani. I tillë është ky rast me nismën për shkarkim. Ky këshill është zgjedhur nga Kuvendi vetëm një vit më parë. Iniciativa për shkarkim po bëhet për motive politike pa prova dhe fakte e pa bazë ligjore”.

“…ne jemi kundër kësaj drame të turpshme, ju po e shkatërroni një praktik të mirë të vendosur vite me radhë”, ka thënë Lushtaku.

Edhe deputeti tjetër nga PDK-ja, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga pozita që mos ta bëjë rolin e gjykatës pas që nuk i’u ka hije.

“I keni votat e qytetarëve, amo ruajeni shtetin, këtë copë shteti të dobët fragjil. Mos e bëni Kuvendin gjykatë sepse nuk i’u ka hije as juve dhe nuk ju bën nderë as nesër”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa deputeti nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se nuk ekziston asnjë arsye ligjore për shkarkim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

“Shprehi shqetësimin tonë të Komisionit që me shumicë një partiake t’i rekomandojë Kuvendit për ndërprerje të mandatit Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në mënyrë të jashtëligjshme”, ka thënë Veliu.

Edhe nga AAK-ja kanë qenë kundër iniciativës për shkarkimin e anëtarëve të KPMShC-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar të enjten se…