Opozita kundërshton zgjedhjen e komisionarit për privatësi, kërkojnë të dëgjohet shoqëria civile

17 qershor 2021 | 18:02

Opozita është duke kërkuar që të mos votohet Komisionari për Informim dhe Privatësi.

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se kërkojnë që ky komisionar të mos votohet dhe të kthehet në fillim procesi.

Njëjtë kanë thënë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Hykmete Bajrami, deputete ka deklaruar se është e duhur që ky komisionar të mos votohet dhe të pritet për disa ditë deri në nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes palës kosovare dhe Ambasadës e Britanisë në Kosovë.

“Ky komisionar nuk duhet të votohet. Ka pasur parregullsi. Të pritet edhe disa ditë derisa të nënshkruhet Memorandumi  Bashkëpunimit me Ambasadën britanike. Kërkojë edhe që të merret parasysh edhe çështja e poentimit dhe të përfillen poenët që jepen nga britanikët dhe nga shoqëria civile”, ka thënë Bajrami.

Në ndërkohë Pal Lekaj, nga AAK-ja ka thënë se kanë informacione, se kandidati që ka marrë më së shumti pikë nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Bujari, ka deklaruar rrejshëm informacionet e tij dhe se e ka falsifikuar CV-në.

“Kemi informacione se Enver Bujari ka falsifikuar Cv-në dhe ka deklaruar rrejshëm të dhënat. Të mos votohet komisionari”, tha ai.

Sot në Kuvendin e Kosovës, pritet që të votohet Komisionari për Informim dhe Privatësi.

Nga komisioni parlamentar në Kuvend kanë kaluar tre emra: Enver Bujari, Krenare Sogojeva-Dermaku dhe Edon Myftari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë të enjten, pas…