Opozita kushtëzon qeverinë për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
04 maj 2023
| 13:45
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë me dije se s’do të votojë për asnjë pikë të rendit të ditës, derisa ministri i Financave, Hekuran Murati, të dalë dhe të zotohet se do t’i zhbllokojë mjetet vetanake të komunave.
Për këtë vendim ka njoftuar deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi dhe shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.
Dumoshit i është përgjigjur Ministri Hekuran Murati, i cili ka thënë se duhet të bëhet kërkesa nga LDK-ja që ai “ta korrigjojë gabimin”.