Opozita lëshon sallën e Kuvendit
27 qershor 2024
| 12:19
Tri partitë opozitare kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kjo pasi partia në pushtet ka refuzuar kërkesat e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për largimin nga agjenda të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Projektligjin t Këshillin e Pavarur të Mediave.
Kërkesat për kthimin e këtyre projektligjeve te komisionet përkatëse parlamentare për ndryshim janë prezantuar nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.
Tri ligjet në fjalë janë kritikuar ashpër edhe nga BE-ja dhe shoqëria civile.