Opozita lëshon sallën, pushteti nuk ka kuorum, ndërpritet seanca
10 tetor 2024
| 12:20
Opozita e ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës pasi nuk është përkrahur kërkesa për të debatuar lidhur me bisedat e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me kriminelin serb, Millan Radojçiq.
Rrjedhimit, pushtetit i është pamundësuar mbajtja e seancës për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka konstatuar mungesën e kuorumit, duke bërë me dije se për mbajtjen e kësaj seance do të vendoset javën e ardhshme.