Opozita lëshon seancën e Kuvendit
03 tetor 2022
| 14:12
Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kanë lëshuar seancën e Kuvendit.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar përgjegjësi e angazhim nga pozita duke shtuar se po vërehet menaxhim i dobët në çdo sektorë.
“Si grup parlamentar kërkojmë përgjegjësi dhe angazhim nga mazhoranca. Po shohim menaxhim të dobët”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se është e paarsyeshme dhe e palogjikshme pritja e deputetëve.
Në anën tjetër, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në mungesë të kushteve të punës seanca duhet të mbyllet.