Opozita maqedonase paralajmëron mbi 200 padi për referendumin

05 tetor 2018 | 12:14

Opozita në Maqedoni konsideron se dalja në referendumin e së dielës ka qenë edhe më e ulët se 36 për qind sikur të mos manipulohej me votimin.

VMRO DPMNE-ja ka njoftuar se do të ngrejë padi kundër më shumë se 200 anëtarëve të këshillave zgjedhore nga disa qytete të banuara me shqiptarë, si Struga, Kërçova, disa zona të Tetovës dhe të Shkupit.

Ajo pretendon në falsifikimin e të paktën 50 mijë votave, edhe pse KSHZ-ja që drejtohet nga kuadër i VMRO-së, procesin zgjedhor e kishte vlerësuar si kryesisht demokratik, ngjashëm sikur edhe misioni vëzhgues i OSBE-së.

Opozita, ndërkohë mbetet edhe në qëndrimin për të mos mbështetur ndryshimet kushtetuese në Kuvend, pa të cilat marrëveshja për emrin me Greqinë nuk mund të zbatohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë inaugurimit të…