Opozita merr pjesë në mbledhjen e parë të KQZ-së që kryesohet nga Radoniqi

17 qershor 2021 | 13:53

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga opozita kanë shkuar të enjten në mbledhjen e parë të kryetarit të ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Gjatë ditës së djeshme, ata nuk i ishin përgjigjur ftesës për takim joformal të Radoniqit pas shkarkimit të ish-kryetares Valdete Daka.

Kreshnik Radoniqi është emëruar kryetar i KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakës me arsyetimin për dëmtimin e imazhit të KQZ-së, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taip Kabashi nuk do të jetë më trajner i KH…