Opozita në Gjilan sërish bojkoton seancën për votimin e buxhetit, reagon Hyseni

06 shkurt 2025 | 11:37

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë me dije se sërish opozita i braktisi sërish qytetarët e Gjilanit duke bojkotuar pjesëmarrjen në seancën urgjente të Kuvendit Komunal për miratimin e buxhetit për vitin 2025.

Mosmiratimi i buxhetit do të lë pa paga e në pasiguri totale 2,419 punëtorë komunalë.

“Edhe sot në seancën urgjente të Kuvendit Komunal, opozita e ka injoruar thirrjen tonë duke e quar kështu komunën e Gjilanit drejt një gjendje emergjente që i lë qindra familje pa paga, e gjithashtu stopon të gjitha investimet kapitale. Ne do të vazhdojmë të thërrasim seanca urgjente, duke shpresuar në reflektimin e shpejtë të opozitës”, ka shkruar Hyseni në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtëmbëdhjetë kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit…