Opozita në Shqipëri i rrëzon karriget dhe lëshon tymuese në seancë të Kuvendit
02 nëntor 2023
| 10:49
Është zhvilluar me tensione seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e opozitës siç edhe paralajmëruan kanë kthyer përmbys karriget e deputetëve socialistë duke penguar vijimin e seancës.
Teksa kanë bllokuar foltoren në Kuvend, deputetët e opozitës kanë vendosur ta çojnë deri në fund paralajmërimin e tyre për të penguar punën.
Ndërkohë deputeti Ervin Salianji ka ndezur tymuese në Kuvend.
Gjithashtu deputetët e opozitës kanë krijuar zhurma duke përplasur tavolinat. Nga ana tjetër deputetët e Partisë Socialiste miratojnë projektligjet në rendin e ditës.