Opozita në Shqipëri rikthehet në Kuvend, kërkojnë largimin e Spiropalit

07 nëntor 2024 | 11:21

Deputetët e opozitës së Kuvendit të Shqipërisë janë rikthyer këtë të enjte në seancë plenare ku do diskutohet buxheti, ndërsa seanca ka nisur menjëherë me tensione.

Sipas “A2 CNN”, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në fjalën e tij i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, duke i thënë se duhet të japë dorëheqjen.

Bardhi ka thënë se Spiropali është përfaqësuese e krimit të organizuar. Sipas tij, ajo dhe mazhoranca kanë penguar opozitën që të marrin pjesë në seancë plenare, pa ligj e rregullore.

“Ju duhet të jepni dorëheqje, pasi keni penguar opozitën pa ligj e rregullore, që mos marrë pjesë në seancat plenare. Kjo në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me rregulloren, iu keni vënë deputetëve të opozitës forcat speciale të policisë.  Ti zonjë je përfaqësuese e krimit të organizuar, duhet të japësh dorëheqje. Duhet t’ju vijë vetëm turp”, ka thënë Bardhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezi siç duket i ka kërkuar Drenushës njohje jashtë Big…