Opozita në Shqipëri të hënën sërish në protestë

12 maj 2019 | 02:08

Në përfundim të protestës të nisur të shtunën, kreu i PD ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme të grupit të kryesisë së Kolegjit të kryetarëve dhe aleatëve.

Në mbledhjen e jashtezakonshme që ka filluar pak pas mesnate, është vendosur edhe zhvillimi i një tjetër proteste kombëtare ditën e hënë ora 19:00, raporton “TCh”.

Gjithashtu opozita ka vendosur startimin e protestave prej së dielës, pa ndërprerje deri në lirimin e Sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi.

“Neser 11.00 proteste nga forumi me i larte politik i PD dhe partive te tjera te opozites tek drejtoria e Policise. Të hënën ora 19.00 protestë kombetare”, thuhet në vendimin e PD.

Mësohet se kreu i PD ka vlerësuar protestën dhe akuzon policinë për dhunë.

“Nuk ka pikë dyshimi që ishte protestë e jashtëzakonshme. Mllefi i njerëzve ka arritur kulmin. Kjo dhunë barbare ndaj protestuesve, arrestimi i tyre dhe veçanërisht arrestimi i Dollapit kërkon një përgjigje të fuqishme.

Duhet një reagim i shpejtë. Me dy kushte Lirimi i menjehershem i te arrestuarve, si dhe arrestimi i menjehershem i autorëve të dhunës”, ka deklaruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi nuk ka arritur të mbrojë titullin…