Opozita nuk do ta votojë platformën për dialogun me Serbinë
Dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LV), kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë platformën për dialogun me Serbinë.
Sipas tyre, platforma shtetërore për dialog, e prezantuar nga Qeveria në Kuvendin e Kosovës, është e dobët dhe joserioze.
Përfaqësuesit e këtyre subjekteve e kanë quajtur gabim në hapa hartimin e kësaj platforme, shkruan “Epoka e re”.
Vendimi i LDK-së për të mos e votuar platformën shtetërore të dialogut është komentuar të hënën nga drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu.
Ai ka thënë se deklarata e LDK-së është kundër reagimit ndaj presionit publik sepse, sipas tij, deklarata e kësaj partie nuk e mohon përfshirjen në një konsensus, por kërkon një platformë konsensuale.