Opozita parlamentare kërkon që 21 janari të shpallet festë kombëtare
31 tetor 2019
| 11:24
Ka nisur mbledhja e Komisionit për çështjet ligjore ku po diskutohen festat kombëtare.
Muslim Murrizi i opozitës parlamentare ka kërkuar që 21 janari të jetë festë kombëtare me rastin e fillimeve të Kongresit të Lushnjës.
Kongresi i Lushnjes i cili i kishte zhvilluar punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin ishte miratuar një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe kishte zgjedhur Këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u pat zgjedhur Sulejman Delvina.