Opozita përmes zhurmës kundërshton zhvillimin e seancës, kërkon formimin e Komisionit Hetimor
Kuvendi i Kosovës ka filluar zhvillimin e seancës së radhës. Por kjo seancë ka filluar me debate jashtë rendit të ditës.
Opozita i ka filluar deklarimet lidhur me pamundësimin e krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë, teksa ka vazhduar këmbëngulja për formimin e këtij komisioni, ku ndër të tjerash është refuzuar edhe zhvillimi i rregullt i seancës së sotme.
Pas deklarimeve të grupeve parlamentare të opozitës se nuk do të vazhdojnë të marrin pjesë në seancë, në rast se nuk krijohet mundësia e Komisionit Hetimor Parlamentar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se duhet diskutim që të mundësohet apo jo mbajtja e seancës.
Pas debatit pozitë-opozitë, opozita ka filluar të bëjë zhurmë të madhe në Kuvend që të mos vazhdohet seanca e rregullt.
Edhe pse deputeti i LV-së, Artan Abrazhi nisi deklarimin e tij, opozita vazhdimisht bënte zhurmë në shenjë kundërshtimi të kësaj seance.