Opozita problemin më të madh e ka se kush do të bëhet kryeministër
Analisti politik Behxhet Shala e sheh shumë të vështirë një bashkëpunim apo koalicion në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LV-së).
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se këto dy parti nuk kanë asnjë pikë të përbashkët.
Sipas Shalës, problemi kryesor ndërmjet këtyre dy partive do të jetë posti i kryeministrit.
Ai ka bërë me dije se partitë politike në vend tani janë në pat pozicion.
Shala ka vlerësuar se as zgjedhjet e parakohshme nuk do të sillnin diçka të re.
Sipas tij, e keqja e Kosovës është se në horizontin politik nuk ka ndonjë forcë politike e cila do t’i siguronte qytetarët se do të bënte reforma të thella.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së shtunës të gazetës “Epoka e re”)