Opozita proteston te Bashkia e Tiranës: Nuk ka tërheqje deri në arrestimin e Veliajt
Opozita në Shqipëri mbajti sot protestën e 22-të para bashkisë së Tiranës ku kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Për demokratët nuk ka tërheqje derisa çdo zyrtar i Bashkisë së Tiranës që ka shpërdorur detyrën duhet të përballet me drejtësinë.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, tha se kryebashkiaku i Tiranës dhe zyrtarët në varësi të tij po bëjnë çfarë është e mundur për të shuar protestën, por i paralajmëroi se nuk do t’ia dalin.
“Në këtë vend nuk ka drejtësi, edhe pse ka pasur një besim të qytetarëve kur u ngrit SPAK, çfarë kanë parë këto ditë? Një institucion plotësisht të kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. SPAK, që ne prisnim të bënte drejtësinë në këtë vend, nuk i përmend as emrin Erion Veliajt. Në këtë godinë strehohet një bandë, një grup i strukturuar kriminal”, u shpreh ai./A2CNN/