“Opozita s’do ta zgjidhë çështjen me Serbinë, po bëjnë populizëm për votë”

29 gusht 2018 | 19:08

Avni Bytyçi, këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, ka vlerësuar se kundërshtimi i opozitës në lidhje me fazën e fundit të dialogut me Serbinë është jo serioz.

Ai madje kundërshtimet e opozitës i cilësoi si populiste.

“Sa i përket kërkesës së opozitës është e drejtë legjitime, mirëpo për fat të keq për një çështje kaq serioze qasja e opozitës tregon se po e ndërtojnë një diskurs jo të drejtë dhe mashtrues. Instrumenti që kanë zgjedhur tregon se sa jo serioz janë për temën e dialogut, kanë shmangur çfarëdo diskutime të tjera kur janë organizuar tryezat. Po mundohen që përmes këtij diskurs i t’i shndërrojnë në tema populiste”, ka deklaruar ai në “Klan Kosova”.

Bytyçi ka theksuar se kjo është një fazë tejet e rëndësishme për Kosovën dhe se ka nevojë që të ketë pajtueshmëri në mes të partive politike në një platformë të përbashkët për fazën finale të dialogut.

“Partitë opozitare nuk duan të zgjidhin çështjen me Serbinë, po bëjnë populizëm për votë, Më e mira ne këtë rast është te ulen partitë opozitare dhe ato qeveritare e ta bëjnë një platformë të përbashkët. Veseli e mbështetë një zgjidhje që është në pajtim më të gjitha partitë politike e që rezulton me një ulëse në OKB për Kosovën”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se…