Opozita shqiptare: Me vendimet e reja, Qeveria mundëson që secili të luaj bixhoz online

26 shtator 2023 | 20:15

Opozita shqiptare kundërshton vendimin e qeverisë për themelimin e tre kompanive të reja për lojërat e fatit. Tre liderët Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti, para Lotarisë Shtetërore, thonë se qeveria në vend që ta kufizojë qasjen te lojërat e fatit, mundëson bixhozin online me vendime të reja.

Gishtin e drejtojnë te zv/kryeministri i parë, i cili sipas tyre, është direkt i lidhur me biznesin e lojërave të fatit.

“Këto kompani të kazinove të cilat do të jenë kryesisht shtetërore do të mundësojnë bixhozin në internet, në telefonat, tabletët dhe kompjuterët tuaj të shtëpisë. Bixhozi do të hy në shtëpitë tona. Nëse deri tani duhej të shkohej në kazino, pas këtyre vendimeve të Artan Grubit dhe të qeverisë, kazinoja do të vijë në shtëpitë tuaja vetëm me disa klinike më internet. Ne nga opozita e bashkuar shqiptare e kundërshtojmë fuqishëm këtë përhapje të infeksionit me kazinotë, deri tani në çdo rrugë, tani më edhe në internet. Ne do ta luftojmë këtë dukuri. Pas këtyre bizneseve dhe vendimeve qëndron BDI-ja, qëndron Artan Grubi”, tha Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.
VMRO-DPMNE-ja thotë se ky vendim i qeverisë i hap rrugën partneritetit me biznesin famëkeq të bixhozit në Bullgari.

“A e hap derën qeveria me nënshkrim të Artan Grubit për paratë kriminale të nëntokës bullgare dhe e vendos shtetin në partneritet me mafian bullgare? Firma që do të punojë në partneritet me qeverinë a është kompania e bixhozit katër-tetëshet ose 8888BG nga Bullgaria? A nuk është ajo e njohur si firmë e nëntokës bullgare e të njohurit Vasill Boshkov- Qerepi, i njohur për ligjin në Bullgari dhe që jeton në Dubai? Përse janë vendosur kushte që i përjashtojnë kompanitë vendase dhe përse qeveria jep licencë për 15 vjet?””, deklaroi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Themelimi i bordit të shoqërive të reja aksionare dhe demonopolizimi i lojërave të fatit online do t’i kushton shtetit të paktën 160 milion euro që duhet t’i paguhen si dëmshpërblim nga arbitrazhi kompanisë “Austria Casino”. Kjo e fundit u gjet para aktit të kryer si pasojë e prishjes së marrëveshjes në mënyrë të njëanshme nga ana e Lotarisë Shtetërore. Çështja është ngritur edhe në nivel politik duke filluar nga presidenti austriak e deri tek ambasadori i Asturisë dhe zëvendës ambasadori i ri i BE-së në Shkup.

Ndërkohë nje ligj që duhet të largonte kazinotë disa kilometra larg shkollave dhe çerdheve nuk është miratuar akoma edhe pse ka vite në procedurë parlamentare. / Alsat.mk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazimin edicionin e…