Opozita shqiptare ndryshon strategji, nga protestat në bllokim rrugësh
22 prill 2019
| 15:06
Opozita e bashkuar ka ndryshuar strategji për sa i përket zhvillimit të protestave.
Raportohet se në mbledhjen e kolegjit të kryetarëve, lideri i PD-së, Lulzim Basha, ka vendosur që të mos ketë më protesta para Kuvendit, siç ka ndodhur deri më tani, por aksioni të përshkallëzohet edhe më tej.
Duke nisur nga kjo e enjte, opozita do të nisë bllokimin e akseve kryesore në vend, duke sjellë paralizim të lëvizjes së automjeteve.
Ndërkohë, protesta kombëtare është planifikuar që të zhvillohet më 11 maj në orën 18:00.