Opozita shqiptare në Maqedoni viziton Ambasadën e Kosovës në Shkup
Një delegacion i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut i përbërë nga kryetari Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami së bashku me kryetarin e Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti dhe kryetarin e Alternativës, z. Afrim Gashi vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup për të shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku me rastin e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.
Delegacioni i kryetarëve të partive u prit nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, z. Florian Qehaja, i shoqëruar nga zv. Shefi i Misionit, z. Prindon Sadriu dhe Konsulli, z. Xhevat Podvorica.
Ambasadori Qehaja i falënderoi kryetarët për shprehjen e ngushëllimeve, solidarizimin dhe mbështetjen e tyre për institucionet e RKS-së në garantimin e sovranitetit, ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.