Opozita shqiptare nuk merr pjesë në seancën e Kuvendit
Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është duke u zhvilluar pa pjesëmarrjen e opozitës, vetëm me dy përfaqësues të saj, Edmond Spahon nga Partia Demokratike (PD) dhe të Petrit Vasilit nga Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).
Opozita ka depozituar një kërkesë dy ditë më parë ku pretendon se është falsifikuar vota në votimin e Ligjit për goditën e teatrit.
“Është një kërkesë e cila qartëson në sallën e Kuvendit se çdo standard ka rënë. Dy javë më parë iu hoq mundësia opozitës të fliste. Është depozituar kërkesa dy ditë më parë. Ka qenë koha e duhur për të bërë investigim. Është një standard shumë i ulët. Është e papranueshme që në këtë situatë ne të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk mund të hapej seanca. Kjo situatë të sqarohet”, ka thënë Vasili.