Opozita shqiptare proteston sërish sot
13 maj 2019
| 11:37
Opozita do të marshojë sërish sot në orën 18:30, por ndryshe nga manifestimet e tjera ky do të jetë marshim proteste.
Në protestë mungon Sahit Dollapi dhe në vend të tij do të jetë sekretari për burimet njerëzore në PD, Ervin Minarolli.
Në protestat e shkuara, Sahit Dollapi ka qenë pikë kontakti për policinë.
Paraprakisht mësohet se sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi përmes një letre e ka njoftuar policinë se protesta do të zgjasë deri në mesnatë, ndërsa i ka kërkuar policëve që të mos bëhen pjesë e dhunës së paligjshme, sipas tij.
“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për të cilat PD-ja ka kryer kallëzim penal”, ka thënë Bardhi. /TCh/