Opozita s’ka pse të bëjë zhurmë, le ta bëjë mocionin nëse i ka numrat

04 korrik 2019 | 08:45

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se Kuvendi nuk është duke e luajtur rolin kushtetues.

Ai ka theksuar se zhvillimet e fundit tregojnë se ka rënë niveli i përfaqësimit, përgjegjësisë dhe debatit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi ka vlerësuar se debati i fundit në Kuvend për Luginën e Preshevës u zhvillua për farsë patriotike e jo për zgjidhje politike.

Ai ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka kthyer gjendjen e cila ka qenë para se të votohet delegacioni për bisedime.

Kurse sa i përket paralajmërimit opozitar për mocionin ndaj qeverisë, Krasniqi ka thënë se opozita nuk ka pse bën zhurmë, por nëse i ka votat duhet ta rrëzojë qeverinë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike…