Opozita ta mbështesë dialogun
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se partitë opozitare në vend se të marrin masa obstruktive kundër finales së dialogut që nuk çojnë askund, duhet ta mbështesin këtë proces.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se LDK-ja do të bënte mirë nëse do ta ndihmonte dialogun, duke u dëshmuar si parti institucionaliste.
Maliqi ka thënë se përfshirja e Luginës së Preshevës në dialog mund të jetë kushtëzim i Kosovës që t’i zvogëlojë ambiciet e Serbisë rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në këtë kontekst, ai ka theksuar se Beogradi nuk mund të kërkojë autonomi për Asociacionin nëse nuk u jep shqiptarëve të Luginës të drejta dhe status të njëjtë.
Maliqi duke folur për jetëgjatësinë e këtij koalicioni, ka thënë se kjo Qeveri e ka gjetur modusin e mbijetesës pasi opozita nuk po mund t’i mbledhë votat për mocion të mosbesimit.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)