Opozita turke del me kandidat kundër Erdoganit
Partia kryesore opozitare e Turqisë, Partia Republikane Popullore, ka shpallur kandidatin e saj që të sfidojë presidentin Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale, muajin e ardhshëm.
Muharrem Ince është laik dhe kritik i fuqishëm i Erdoganit.
Ai ka qenë deputet qysh në vitin 2002.
Partia Republikane Popullore planifikon të bashkohet për herë të parë me partitë e krahut të djathtë, me shpresën për të mundur Erdoganin.
Partia e Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim e ka shumicën në Parlament.
Erdogani i ka thirrur zgjedhjet e parakohshme presidenciale për të çimentuar pozicionin e tij me fuqi të zgjeruara.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në të njëjtën ditë, më 24 qershor.
Laikët janë kundër agjendës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, për të cilën thonë se po e islamizon shtetin.