Opozita turke shpall fitoren në Stamboll, Ankara e Izmir
01 prill 2019
| 00:22
Lideri i partisë më të madhe opozitare në Turqi ka thënë se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në tri qytetet më të mëdha të vendit në zgjedhjet e së dielës.
Duke folur në një konferencë për media në Ankara, lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdarouglu ka thënë se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në Ankara, Stamboll dhe Izmir.
“E di se kemi fituar në Stamboll, është shumë e qartë”, ka thëne ai.