Opozita vendos: Protesta e radhës me 8 qershor
02 qershor 2019
| 23:54
Pas paralajmërimit të Lulzim Bashës, se protesta e radhës do të jetë në dorë të popullit, kreu i PD-së, ka zhvilluar një takim me kolegjin e Kryetarëve, Kryesinë, kryetareve të bashkive dhe grupit parlamentar.
Në përfundim të kësaj mbledhje u caktua edhe data e protestës së ardhshme.
E shtuna e 8 qershorit, është data e caktuar për protestën e tetë kombëtare të opozitës së bashkuar.