![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/04/o-3-600x360-1.jpg)
Opozitari serb: Sulmi në Banjskë, një gur i rëndë në qafën e Serbisë
09 prill 2024
| 09:06
Lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi (PSG), Pavle Gërboviq, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të martën, tha se sulmi i paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, ende është “gur i rëndë në qafën e Serbisë”, derisa kërkoi që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
“Serbia ka një zgjedhje: Ose do të mbrojë Millan Radoiçiqin ose do të mbrojë interesat e serbëve në Kosovë. Ose do të ‘sakrifikojë’ lirinë dhe pasurinë e fituar ilegalisht të Radoiçiqit ose të ardhmen e 6.5 milionë qytetarëve të Serbisë. Fatkeqësisht, askush nuk ka dyshime se regjimi progresiv do të zgjedhë opsionin më të keq”, shkroi opozitari serb.