Opozitë-pozitë në “luftë”, deputetja e AAK-së dhe LV-së postojnë foto së bashku

05 maj 2022 | 14:55

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka publikuar foto me deputeten e LV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, pikërisht sot kur në Kuvend pati zhurmë dhe tensione mes opozitës dhe pozitës.

“Me kolegen deputeten Shqipe Mehmeti-Selimi”, ka shkruar Reshitaj, krahas fotografisë së publikuar në llogarinë e vet  në “Facebook”.

Kujtojmë se shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hedhur kutinë e votimit që u vendos para foltores në Kuvendin e Kosovës, të cilën deputeti i LV-së, Salih Zyba është munduar t’ia hiqte nga duart.

Opozita ka nisur veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme, pasi është refuzuar që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimor parlamentar për rrymën.

Ata bënë zhurmë duke goditur me shishe tavolinat e Kuvendit dhe foltoren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti është bërë trajneri i parë në histori që…