“Oppenheimer” fiton Oscar, merr 7 çmime
11 mars 2024
| 08:37
Oppenheimer është fituesi i madh i Oscarit të 96-të, pasi mori shtatë çmime, duke përfshirë filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë për Cillian Murphy.
Filmi, i cili kishte 13 nominime, fitoi gjithashtu aktorin më të mirë dytësor për Robert Downey Jr, si dhe regjisorin më të mirë për Christopher Nolan, plus montazhin e filmit, kinematografinë dhe partiturën origjinale.
Aktori Cillian Murphy
Emma Stone u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në “Poor things”, i cili gjithashtu fitoi dizajnin më të mirë të produksionit, make-up dhe kostumografi.
Barbie – filmi me fitimin më të madh të vitit të kaluar – mori vetëm një çmim për këngën më të mirë origjinale të shkruar nga Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas.