“Oppo” udhëheq tregun kinez me smartphone, lë mbrapa “Huawei”-n
“Oppo” është bërë marka më e shitur e smartphone-ve në Kinë, sipas shifrave nga “Counterpoint Research”. Raporti i Counterpoint thotë se “Oppo” arriti të kapte 21 për qind të tregut më të madh në botë të smartfonëve në janar, përpara “Vivo” dhe “Huawei”, ku të dyja së bashku arritën 20 për qind. “Apple” dhe “Xiaomi” me 16 për qind secila.
Shitjet e “Oppo” u rritën me 26 për qind nga viti në vit. Counterpoint thotë se seria e re Reno 5 pati një lansim të suksesshëm për shkak të ofrimit të specifikimeve më të mira me një çmim më të ulët se Reno 4 më parë.
“Oppo” duke fituar një pjesë të mirë të tregut, ka bërë që “Huawei” të pësojë humbje të mëdha. Counterpoint thotë se “Huawei” ka rritur fokusin e saj në tregun premium për shkak të mungesës së komponentëve të shkaktuar nga sanksionet e SHBA, kështu që shpërndarësit kinezë janë përqendruar në markat e tjera.
Këto shifra janë vetëm për një muaj, por Counterpoint pret që “Huawei” në treg të vazhdojë rënien e tij gjatë gjithë vitit 2021. /tvklan.al/