
Oprahit i kërkojnë të kandidojë për presidente të ShBA-së
10 janar 2018
| 10:33
Moderatorja, aktorja, producentja Oprah Winfrey ka rrëmbyer gjithë vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes, që u zhvillua në Los Angeles.
Fjalimi i moderatores së famshme është pëlqyer shumë, saqë shumëkush i ka sugjeruar të kandidojë për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përveç përdoruesve të rrjeteve sociale, edhe shumë personazhe të njohura i kanë kërkuar 63-vjeçares ta mendojë seriozisht kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë.