Optimizëm në Përfaqësuesen e Kosovës para ndeshjes vendimtare me Ukrainën

10 mars 2025 | 11:26

Me mendje te ndeshja e së enjtes me Ukrainën, ka nisur të dielën grumbullimi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll. Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi në stërvitjen e mbrëmjes ishin shumica e lojtarëve, ndërsa grupi pritet të kompletohet të hënën.

Stërvitja nuk ishte me ngarkesë të madhe për shkak të angazhimit të të gjithë lojtarëve në ditët e kaluara. Tri ditët e ardhshme do të shfrytëzohen maksimalisht që të enjten nga ora 20:15, Kosova të jetë në formën më të mirë të mundshme.

Ndeshja me Ukrainën zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse djemtë dardanë presin përkrahje të madhe nga tribunat për të realizuar së bashku synimin e madh. Ndeshja i takon fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2026”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Manipulimi i zgjedhjeve nuk është më vetëm…