‘Oqean’ në mes të Seulit (Video)
Në kohë pandemie, kur udhëtimi duket i pamundur, në kryeqytetin e Koresë së Jugut ofrojnë këtë zgjidhje: një oqean në mes të qytetit.
Janë kaq reale në imazh dhe tingull saqë efekti është i jashtëzakonshëm jo vetëm te qytetarët e Seulit që ndalojnë të shijojnë nga afër valët e mrekullueshme, por edhe për ne që e ndjekim nga ekrani. I quajtur “Public Media Art-Wave”, projekti është realizuar nga një kompani vendëse me teknologjinë 3D.
Drejtues të saj thonë se kohët e fundit kanë marrë shumë kërkesa nga jashtë, përfshirë një kompani në Nju Jork që punon me tabelat publicitare në “Times Square”. Projekti që ka për qëllim promovimin e natyrës do të shfaqet deri më 31 qershor. Ndërkohë Qeveria e Koresë së Jugut po lehtëson disa kufizime për të shkuar drejt rihapjes së shkollave dhe bizneseve.