Ora, 60 minuta prapa
30 tetor 2022
| 08:27
Sonte në mesnatë akrepat e orës janë kthyer 60 minuta prapa
Kthimi i orës mundëson që mëngjesi të vijë më herët, po ashtu edhe koha e mbrëmjes, ndërsa ndërrimi i orës në telefonat e mençur bëhet në mënyrë automatike.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70 me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
Në vitin 2018 pati diskutime për mosndryshimin e orës nga Parlamenti Evropian ku u la në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do ta mbajnë.