Ora e shqiptarëve, pas Kuvendit, Qeverisë, pse jo presidentin e Maqedonisë së Veriut

05 shkurt 2024 | 12:19

Shkruan: Astrit Gashi

Ali Ahmeti është lideri që ka fituar betejat në luftë dhe në paqe. Një javë në Maqedoninë e Veriut ndihem si në Drenicë. Kudo flamuri shqiptar. Parlament, Qeveri e institucione. Shkon në zyre të Talat Xhaferit , gjithçka shqiptare.
Artan Grubi ndonëse ekspert për komunikim dhe media do t’i kishte zili dhe Edi Rama për dizajn dhe strukturë të zyrës së tij.
Kudo ku shkon ku qeverisin shqiptarët zemra të kënaqet. Dikur këto as në ëndërr si kemi parë!
Ditët e Alfabetit u organizuan nga qeverisja me mirë së në Tiranë e Prishtinë.
BDI është në aleancë me shqiptarët dhe aleancën më të fuqishme në botë NATO-n, BE-në dhe SHBA-të.
Aleanca për Shqiptarët krahu i Zijadin Selës e di së është tradhtuar nga grupe radikale të cilat financohen nga grupe të dyshimta të cilët nuk i mashtrojnë vetëm shqiptarët por po të kenë mundësi dhe zotin. Çka fituan shqiptarët nga ata?!
BDI në fushatë do të lidhë aleancë me popullin, duke prezantuar të arriturat në secilën sferë të jetës!
Ali Ahmetit i ka borxh secili shqiptar i Kosovës sepse ishte ideatori dhe themeluesi i UÇK-së që solli lirinë tonë. Secili popull që shkel vlerat dhe gjakun e tij historia i përsëritet.!
BDI dhe ekipi i saj nuk duhet të ndikohet nga “ushtria kineze” e internetit. Nuk duhet të ndikohet dhe nga “patriotë të vonuar” që nuk morën pjesë në asnjë betejë.
Secili që mendon së përmes BDI-së do të bëhet milioner duhet të këtë rrugën e hapur të shkoj tek opozita e cila sigurisht që ka oferta që i josh disa pakurrizorë.
Duhet t’i themi faleminderit atyre që ikin sepse Ali Ahmeti asnjëherë si tradhton rininë më të mirë në botë.
Ai ka aleancë më shokët të cilët arritën deri këtu ku janë sot. Pra ata që shiten për një grusht lek e dimë si quhen!
Shqiptarët kudo ku ndodhen duhet të mbështesin ekipin e BDI-së dhe Frontin Evropian sepse aty ka vlera.
Sigurisht që Ali Ahmeti nuk i do ata që e quajnë me epitete të mëdha sepse e gjithë karriera e tij politikë ishte për shqiptarët duke qenë i vetmi lider politik që nuk pranoj asnjë post për vetën e tij.
Shqiptarët e Kosovës e tradhtuan liderin e tyre politik Adem Demaçin nuk e bënë president të Kosovës.
Sot është koha e secilit shqiptar që me votën e tij më 8 Maj të kontribuojë që t’i marrim 40 deputetë në mënyrë që pas Kuvendit, Qeverisë të kemi edhe Presidentin e Maqedonisë së Veriut.
Më këtë fitojnë të gjithë, fitojnë dhe vetë maqedonasit dhe të gjitha bashkësitë etnike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashme është zyrtare, Albin Berisha e ka bërë hapin e…