Ora letrare “Dritë mbi plagë” organizohet nesër, diskutohet edhe për “Eskadronët e vdekjes”
Nesër, (e shtunë, 17 dhjetor), me fillim nga ora 14.00-16.00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në kuadër të edicionit të tretë të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, organizohet ora poetike “Dritë mbi plagë”, përmbledhje me poezi të 51 poetëve shqiptarë dhe, gjithashtu, organizohet diskutimi për romanin “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti.
Poezitë e përmbledhjes “Dritë mbi plagë” do t’i interpretojnë aktorët Avni Dalipi dhe Vedat Haxhiislami dhe moderatorja Alketë Gashi Fazliu. Ndërkohë, pas përfundimit të orës letrare, do të zhvillohet edhe diskutimi për romanin “Eskadronët e vdekjes”, për të cilin do të flasin Shqipe Bytyqi, Bedri Halimi, Bislim Zogaj, Musë Gashi, shkrimtarë, kritikë dhe ish-të burgosur.