Orari i dy javëve të para në Superligë

02 gusht 2024 | 14:35

Komisioni i Garave ka caktuar orarin e ndeshjeve për dy javët e para të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Edicioni i ri garues 2024/25 nis me dy ndeshjet që zhvillohen të shtunën e 10 gushtit, ndërmjet Llapit e Gjilanit, si dhe Ferizajt e Feronikelit 74. Ndërkaq, të dielën luhen dy ndeshje tjera, ajo ndërmjet Prishtinës e Suharekës 23 si dhe Ballkanit e Dukagjinit. Ballafaqimi Drita-Malisheva shtyhet për shkak të ndeshjes që skuadra gjilanase e luan në Ligën e Konferencës.

Java 1

E shtunë (10.08.2024)
17:00 Llapi – Gjilani
17:00 Ferizaj – Feronikeli 74

E diele (11.08.2024)

17:00 Prishtina – Suhareka 23
17:00 Ballkani- Dukagjini
Drita-Malisheva, shtyhet

Java 2

E shtunë (17.08.2024)
17:00 Suhareka 23 – Dukagjini

E diele (18.08.2024)

17:00 Malisheva – Ferizaj
17:00 Feronikeli 74 – Llapi

E hënë, 19.08.2024

Prishtina – Drita (ndeshja shtyhet nëse Drita kualifikohet tutje në Ligën e Konferencës)
Gjilani – Ballkani (ndeshja shtyhet nëse Ballkani kualifikohet tutje në Ligën e Konferencës)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe…