Orari i Final 8 Liga Unike Lajthiza

21 mars 2024 | 14:45

Liga Unike Lajthiza do të mbahet për herë të parë në qytetin e bukur dhe historik, Vlorë. Nga 27 deri më 31 mars, pritet spektakël i basketbollit mbarëshqiptarë, ku përballen katër skuadra nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.

Në çerekfinale do të përballen Trepça me Kamzën, derisa Tirana Neptun do të përballet me Golden Eagle Yllin, kurse në ditën e dytë çerekfinale do të ndeshen Peja me Teutën e Durrësit dhe Besëlidhja me Sigal Prishtinën.

Të premten do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale, kurse të dielën është sfida për vendin e tretë dhe finalja. Ndeshjet do të transmetohen në RTSH për Shqipëri dhe Art Motion e Kujtesa për Kosovë.

ORARI

27 mars
16:00 Trepça-Kamza
19:00 Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli

28 mars
16:00 Peja-Teuta
19:00 Besëlidhja-Sigal Prishtina

29 mars
16:00 Gjysmëfinalja 1 (Peja/Teuta vs Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli)
19:00 Gjysmëfinalja 2 (Trepça-Kamza vs Besëlidhja-Sigal Prishtina)

31 mars
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Finalja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia do të ndërmarrë masa hakmarrëse në përputhje me interesat…