Orari i finaleve në Superligën e basketbollit

07 maj 2024 | 15:45

Të enjten zyrtarisht fillon “beteja” mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit për titullin kampion. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione.

Ndeshja e parë zhvillohet në Mitrovicë, derisa mund të zhvillohen deri në pesë sfida. Mitrovicasit përfunduan edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje.

Nga tri humbjet “Xehetarët”, dy kanë ardhur nga therandasit në garat e rregullta.  Këto dy skuadra ishin takuar në finale të Ligës Unike, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve në një sfidë dramatike 66:67. Trepça ka fituar Kupën dhe Superkupën dhe është në kërkim të trofeut të katërt për këtë edicion. Në anën tjetër, therandasit duan ta rikthejnë titullin në qytetin e tyre dhe ta fitojnë atë për herë të tretë në histori.

Orari i finaleve

9 Maj
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

12 Maj
19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

16 Maj
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19 Maj
19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça (e mundshme)

23 Maj
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli (e mundshme)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka gjetur…