Orari i Kosovës për kualifikimet në Kampionatin Evropian

02 dhjetor 2018 | 23:44

Administrata e UEFA-s e ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve të Grupit A për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020. Kosova do ta nisë këtë fushatë kualifikuese me ndeshjen kundër Bullgarisë, më 25 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa do ta mbyllë në të njëjtin stadium me ndeshjen kundër Anglisë, më 17 nëntor. Duke pasur parasysh se Kombëtarja  jonë është përfshirë në një grup me 5 ekipe në dy xhiro do të pushojë, më saktësisht më 22 mars dhe më 11 tetor.

Orari i kualifikimeve për Grupin A

Xhiro 1
22.03.2019 në orën 20:45
Bullgaria – Mali i Zi
Anglia – Çekia

Xhiro 2
25.03.2019 në orën 20:45
Kosova – Bullgaria
Mali i Zi – Anglia

Xhiro 3
07.06.2019 në orën 20:45
Çekia – Bullgaria
Mali i Zi – Kosova

Xhiro 4
10.06.2019 në orën 20:45
Bullgaria – Kosova
Çekia – Mali i Zi

Xhiro 5
07.09.2019 në orën 18:00
Kosova – Çekia
Anglia – Bullgaria

Xhiro 6
10.09.2019 në orën 20:45
Mali i Zi – Çekia
Anglia – Kosova

Xhiro 7
11.10.2019 në orën 20:45
Çekia – Anglia
Mali i Zi – Bullgaria

Xhiro 8
14.10.2019 në orën 20:45
Bullgaria – Anglia
Kosova – Mali i Zi

Xhiro 9
14.11.2019 në orën 20:45
Çekia – Kosova
Anglia – Mali i Zi

Xhiro 10
17.11.2019 në orën 18:00
Bullgaria – Çekia
Kosova – Anglia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani  MBYLLI SYTË PËGJITHMONË  PRESIDENTI I SHBA GEORGE  H.W.…