Orari i punës së gastronomisë do të zgjatet nga e mërkura

12 korrik 2021 | 17:25

Oda e Hotelerisë dhe Turizimit të Kosovës ka njoftuar se do të bëhet zgjatje e orarit të punës së gastronomisë nga e mërkura.

Sipas njoftimit për medie të OHK-së, zgjatja e orarit do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 persona.

Njoftimi i plotë i OHK-së:

Lajm i madh për të gjithë sektoret e turizmit!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.

Zgjatja e orarit do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkure/14.07.2021!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja nuk e njeh Kosovën, por kjo i shkakton probleme…