Orari i ri i dashurisë

21 mars 2025 | 10:24

Berat Armagedoni

 

E premte ka qenë nata e fundit

Kur u prekëm, u puthëm dhe bëmë ato që i bëmë

Deri në të shtunën e hershme para imsakut

S’dija në isha në tokë në qiell a në Hënë

A nën a mbi ty e përposh teje

Veçse më kujtohet ajo natë

Ti dole nga shtrati dhe hyre në banjë

Bëre një dush të ngrohtë

Bëra dhe unë një të ftohtë

Pastaj një copë bukë dhe një gotë ujë

I lëshove fytit dhe barkut në kuzhinë

Për njet dhe agjërim

Po që prej asaj ditë-nate

Unë dhe ti

Nuk gjejmë një orar të ri

Për dashurinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avdush Canaj Në rrethojën ku shëtisim vizatova në beton një…