Orav: Kemi parë narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë në rajon
Në rajon ka pasur narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë, ka thënë shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav.
Ai ka thënë se BE-ja është e zotuar që të ndërtojë një peizazh mediatik që është i fortë, i fuqishëm dhe llogaridhënies.
“Kemi parë narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë dhe i japin zjarr këtyre në rajon por edhe më larg. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian bashkë me partnerët është e zotuar që të ndërtojë një peizazh mediatik qe është i fortë, i fuqishëm dhe llogaridhënies. Në BE kemi ndërmarrë një qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar dezinformimin. Ne jemi sy hapur ndaj fushatave të tilla të dezinformimit dhe të sigurohemi që narrativat e rreme të përballen me fakte. I kemi mbajtur portalet online llogaridhënies në mënyrë qe të krijojmë një hapësirë digjitale të sigurt për të gjithë ne. Mos transparenca në pronësinë e mediave, mediat online të paregjistruara ngrenë shqetësime serioze sa i përket llogaridhënies. Shumë gazetarë të cilët punojnë pa kontrata të mirëfillta që nga ana tjetër i bën ata të ndjeshëm ndaj presioneve dhe kërcënimet e pronarëve të mediave që luhat besimin e mediave”, ka thënë ai në hapjen e konferencës së Bashkimit Evropian, e cila po mbahet në Prishtinë për edukimin mediatik “Gazetaria Konstruktive: Fuqizimi i Shoqërive të Informuara dhe Rezistente”.
Orav ka thënë se një studim i fundit vë në pah ndjeshmërinë ndaj dezinformatave, duke përfshirë edhe profesionistët në gazetari.