
Orav: Për t’i hequr masat duhet konsensusi i 27 shteteve të BE-së, ka diskutime që janë në proces
Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaron se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 27 shteteve të BE-së dhe ka diskutime që janë në proces e sipër për këtë çështje.
Këtë deklaratë Orav e tha gjatë vizitës në Prizren nga ku ka parë afër ndërtimin e shkollës më të madhe në Prizren, një investim i BE-së që kushtoi 5.2 milionë euro.
Ai poashtu deklaroi se BE nuk është e plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të saj.
“Mua më duket që shpesh herë ashtu është deklaruar edhe prej nivelit të BE-së se Bashkimi Evropian nuk është i plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare. Shpresoj që kjo do të ndodhë shpejtë e të mos shtyhet për më vonë, mirëpo nga ana e Kosovës duhet të përmbushen edhe shumë kushte dhe të kryhen detyrat e caktuara. Për të hequr masat duhet konsensusi i 27 shteteve të BE-së pastaj ka edhe diskutime të cilat janë në proces e sipër”, tha Orav.