Orav: Synojmë ofrimin e Kosovës sa më shpejt drejt BE-së

17 dhjetor 2024 | 12:45

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se për synim kanë ofrimin e Kosovës sa më shpejt drejt BE-së. Këtë zotim e ka bërë pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ambasadori Orav, ka shtuar se janë takuar me kryetarin Rama për të diskutuar për problemet dhe sfidat e Kryeqytetit.

“Ishte e mirëpritur të bisedoja me kryetarin e Komunës dhe gjithashtu me ekipin e tij, për të mësuar më shumë rreth Prishtinës, rreth problemeve, rreth sfidave dhe për të mësuar gjithashtu se si BE-ja dhe komuna mund të punojnë më ngushtë së bashku. Sepse synimi është ta afrojmë Kosovën më pranë Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe nuk është vetëm qeveria me të cilën po punojmë, por po punojmë edhe me të gjitha komunat. BE-ja është donatori më i madh këtu në Kosovë. Ka shumë projekte të BE-së që janë duke u zhvilluar. Ka shumë projekte edhe në plan dhe shpresoj shumë që të mund të vazhdojmë punën tonë në fusha si arsimi, shëndetësia, menaxhimi i mbeturinave, bashkëpunimi me të rinjtë, me ndihmën e BE-së”, ka thënë Orav.

Ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se komuna ka bërë hapa në përmirësimin e infrastrukturës, arsimit shëndetësi e sektorë e tjerë në kryeqytet.

Ai ka shtuar se kanë bërë hapa për ti përmbushur të gjitha detyrat të cilat na janë dhënë nga komuniteti Evropian.

“Diskutuam mbi sfidat që i kemi si kryeqytet dhe mundësit për bashkëpunim dhe investime tash ne muzeun, sallën koncentrale, pra mënyra se si mund ti tejkalojmë problemet e tanishme. Në mënyrë që të krijojmë hapësira të mirëfillta edhe të komunitete të artit, kulturës, për arsim, shëndetësi edhe për sfera të ndryshme në kryeqytet. I tregova se kemi bërë hapa të mëdhenj në arsim, shëndetësi, infrastrukturë e po ashtu edhe në investime në qytetin e mençur. Ne kemi bërë hapa për t’i përmbushur të gjitha detyrat të cilat na janë dhënë nga komuniteti evropian”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamine Yamal është një lojtar skuadre dhe asgjë nuk flet…