Orban nënshkruan marrëveshjen e re me Moskën për gazin rus, gjithçka do të kalojë nëpërmjet Serbisë
Hungaria ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë për furnizim shtesë me gaz, ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs.
Marrëveshja me Hungarinë, do t’i dërgojë deri në 5.8 milionë metër kub gaz në ditë.
Ministria hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto, i cili është takuar me ministrat e tjerë të Jashtëm të vendeve të BE-së në Pragë, ka thënë se marrëveshja që do t’i dërgojë gaz Hungarisë do të realizohet përmes Serbisë – pra gypat e gazsjellësit rus do të kalojnë nëpër Serbi.
Para pushtimit rus në Ukrainë, Hungaria ka nënshkruar marrëveshje afatgjatë për marrjen e 3.5 miliardë metër kub gaz në vit nga Rusia, shkruan Politico.
Hungaria është shumë e varur nga gazi rus, ku 80 për qind të gazit e merr nga Gazpromi dhe kundërshton ashpër sanksionet e BE-së ndaj gazit rus.
Budapesti është një prej mbrojtësve më të mëdhenj të Kremlinit brenda bllokut të BE-së.
Në anën tjetër, Gazpromi rus ka ndërprerë apo kufizuar porositë në dhjetëra vende anëtare të bllokut.